Fitorja e 7-të radhazi dhe vetëm 1 humbje në 25 ndeshjet e fundit. Houston Rockets konfirmohet si skuadra më e mirë e të dyja konferencave në sezonin e rregullt të NBA-së. Ishte një sukses i vështirë këtë herë për Houston që mposhti pas kohës shtesë me rezultatin 100-96, Detroit Pistons. Eric Gordon me 22 pikë por edhe James Harden me 21 pikë, ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Rockets ndërkohë që në krahun tjetër, skuadrës nga Michigani nuk i mjaftuan 21 pikët por edhe 10 asistet dhe 10 rikuperimet e yllit të ekipit Blake Griffin.

Tjetër humbje për Los Angeles Lakers e 4-ta radhazi për skuadrën kaliforniane që u mposht në Louissiana nga New Orleans Pelicans pas një ndeshjeje spektakolare me rezultatin e ngushtë 128-125. Për të udhëhequr New Orleans drejt fitores së 4-t rresht, Anthony Davis realizoi 33 pikë ndërkohë që për Lakers më i miri mbi parket ishte Caldwell-Pope me 28 pikë. Humbje katastrofike për Memphis Grizliess që konfirmohet si skuadra më e dobët e këtij sezoni në NBA.

Në Karolinën e Veriut përballë Charlotte Hornets, Memphis pësoi humbjen e 53-të sezonale me rezultatin shumë të thellë 140-79. Plot 61 pikë diferencë në një ndeshje ku diferencën e bëri Kemba Walker i cili realizoi 46 pikë për skuadrën vendase. Një fitore shumë të rëndësishme në garën për të mbrojtur vendin e 8-të në Perëndim pozicioni i fundit që të kualifikon në play-off, mori Utah Jazz që në American Airlines Center të Teksasit kaloi me rezultatin 119-112 Dallas Mavericks për meritë edhe të Mitchell autori i 26 pikëve për miqtë.

HOUSTON, TX – MARCH 22: Eric Gordon #10 of the Houston Rockets handles the ball during the game against the Detroit Pistons on March 22, 2018 at the Toyota Center in Houston, Texas. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2018 NBAE (Photo by Bill Baptist/NBAE via Getty Images)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here