Houston Rockets ka regjistruar fitoren e 8 radhazi, duke iu afruar ndjeshëm kreut të renditjes në Konferencën e Perëndimit, që aktualisht mbahet nga Golden State Warriors. Rockets mposhtën Denver Nuggets me rezultatin 130-104, në një sfidë ku dominuan 3 fraksione të lojës dhe humbën të fundit me vetëm një pikë diferencë. Edhe këtë herë Harden ishte spektakolar me 28 pikë, 11 asiste dhe 7 rikuperime.

Cleveland Cavaliers vijon të konsolidojë pozitat në zonën Play Off të Konferencës së Lindjes, teksa regjistroi një tjetër fitore, këtë radhë ndaj Atlanta Hawks me rezultatin 107-123. Korver ishte më i miri për Cavaliers me 30 pikë dhe 3 rikuperime, ndërsa Atlanta nuk arriti të dalë në lojën e saj për aanjë moment, duke humbur të 4 fraksionet e lojës.

Në ‘United Center’ të Chicagos u zhvillua një nga sfidat më spektakolare të mbrëmjes, mes vendasve dhe Minnesottas, që përfundoi me fitoren e Bulls 114-113. Butler regjistroi plot 38 pikë, 5 asiste dhe 7 rikuperime për Timberwolves, por që nuk i shërbyen skuadrës së tij të shmangë humbjen e dytë radhazi. Fraksioni i parë dhe i fundit i lojës, ishin më të ekuilibruarit, ndërsa i dyti shkoi bindshëm për miqtë dhe i treti, me po të njëjtën diferencë, por këtë herë në favor të Chicagos.

28-vjeçari Damian Lillard ishte i shkëlqyer në sfidën mes Sacramentos dhe Portland Trail Blazers, duke regjistruar plot 50 pikë, 6 asiste dhe 1 rikuperim, ndërsa ia doli të realizojë 8 nga 13 tentativat për 3 pikë. Trail Blazers nuk e diskutuan për asnjë moment fitoren, teksa pasi fituan 3 fraksione, ulën ritmin në të fundit, që përfundoi në barazim dhe e gjithë sfida me rezultatin 100-118.

Miami Heat luajti në perfeksion vetëm fraksionin e 3-të të sfidës ndaj Milwaukeet, ku arriti të fitojë me 22 pikë diferencë dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin 91-85. Bucks, të udhëhequr nga greku Antetokounmpo, ishin dukshëm më dominues në parket, por humbën sfidën vetëm për shkak të atij Black-out në pjesën e 3-të.

Utah Jazz duket se ka gjetur ritmin e duhur në këtë kampionat, pasi regjistroi fitoren e 8 radhazi dhe të 9-ën në 10 takimet e fundit. Jazz mposhtën me rezultatin 106-94 Charlotte Hornets, në një sfidë të cilën e dominuan në pjesën më të madhe. Mitchell, Ingles dhe Gobert udhëhoqën Utah drejt këtij triumfi, pasi të 23 bashkë shënuan 68 pikë, 12 asiste dhe 22 rikuperime, ndërsa Jazz është gjithmonë e më pranë zonës Play Off.

Në sfidat e tjera, Los Angeles Clippers fitoi me rezultatin 95-103 ndaj Detroit Pistons, Philadelphia 76-ers mposhtën 100-82 New Orleans Pelicans dhe Indiana Pacers iu imponua Bostonit me rezultatin 91-97.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here