Cleveland Cavaliers regjistroi fitoren e 4-t radhazi në Konferencën e Lindjes dhe arriti të sigurojë matematikisht edhe kualifikimin për në fazën Play Off. Vendasit mposhtën Phoenix Suns me rezultatin e thellë 120-95, në një sfidë ku humbën vetëm fraksionin e parë, për t’u rikthyer bindshëm në 3 të tjerët. LeBron James ishte sërish protagonist për Cavs, pasi edhe në këtë takim regjistroi 27 pikë, 9 asiste dhe 6 rikuperime, duke u shpallur më I miri I takimit.

Takimi më spektakolar i mbrëmjes ishte ai i zhvilluar mes San Antonio Spurs dhe Utah Jazz, që përfundoi me fitoren e vendasve 124-120, por vetëm pas zhvillimit të kohës shtesë, pasi koha e rregullt prodhoi barazim 114-114. Basketbollisti amerikan LeMarcus Altridge ishte spektakolar në këtë sfidë, duke regjistruar 45 pikë, 2 asiste dhe 9 rikuperime dhe duke merituar plotësisht çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Fitore morën edhe kampionët në fuqi, Golden State Warriors përballë Atlanta Hawks, me rezultatin 106-94. Miqtë e nisën mjaft mirë dhe arritën të dominojnë në gjysmën e parë të takimit, por Stephen Curry u zgjua në fraksionin e 3-të dhe të 4-t, duke marrë për dore Warriors dhe përmbysur rezultatin. 29 pikë, 1 asist dhe 7 rikuperime, regjistroi basketbollisti amerikan, duke u shpallur edhe më i miri i takimit.

Në sfidat e tjera, Toronto Raptors mposhti 116-112 Brooklyn Nets, Minesotta triumfoi ndaj New York Knicks me rezultatin 108-104, ndërsa Boston iu imponua Portlandit me rezultatin 105-100.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here