Jepet një tjetër verdikt sa u përket skuadrave që sigurojnë pjesëmarrjen në fazën play off të NBA. Një prej tyre është Portland Trail Blazers, që fitoi 113 – 98 ndaj Memphis Grizzlies, duke respektuar pritshmëritë. Damien Lillard ishte inspiruesi i Blazers me 27 pikë dhe 9 asiste, ndërsa për Grizzlies tregoi formë të mirë Brooks me 28 pikë.

Golden State Warriors gjen vazhdimësinë përballë Phoenix Suns, skuadrës me të dobët të Perëndimit, që ka shënuar 19 fitore gjithsej. 117 – 107 u mbyll kjo përballje në “Oracle Arena”, ku spikati Kevin Durant me 29 pikë, 8 asiste dhe 11 rikuperime.

Fitore edhe për Cleveland Cavaliers 98-87 ndaj Dallas Mavericks. “Triple double” i LeBron James, që e mbylli takimin me 16 pikë, 13 asiste dhe 12 rikuperime. Cavs duhet të ruajnë vendin e tretë në Lindje, që u kërcënohet nga 76ers.

Triumfon jashtë fushë Utazz Jazz kundër Moinnesota Timberwolves 97 – 121, ndërsa Oklahoma City Thunder iu imponua 104 – 109 New Orleans Pelicans, duke qenë shumë pranë sigurisë matematikore për pjesëmarrjen në play off. Paul George e mbylli me 27 pikë ndeshjen, por më i rëndësishëm ishte “triple double” i Russell Westbrook: 26 pikë, 13 asiste dhe 15 rikuperime. Pelicans rrezikojnë shumë, sepse kanë vetëm një fitore me shumë se Nuggets, që i ndjek në vendin e 9-të. Denveri fitoi vetëm në kohën shtesë ndaj Milwaukee Bucks 128 – 125 falë formës së jashtëzakonshme të Jokic, që shënoi 35 pikë, dha 5 asiste dhe rikuperoi 13 topa poshtë koshit.

Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmjes:

Atlanta Hawks – Orlando Magic 94-88

Brooklyn Nets – Detroit Pistons 96-108

Cleveland Cavaliers – Dallas Mavericks 98-87

New Orleans Pelicans – Oklahoma City Thunder 104-109

Minnesota Timberwolves – Utah Jazz 97-121

Denver Nuggets – Milwuakee Bucks 128-125

Golden State Warriors – Phoenix Suns 117-107

Portland Trail Blazers – Memphis Grizzlies 113-98

Los Angeles Lakers – Sacramento Kings 83-84

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here