Napoli i Hysajt ka marrë një fitore me shumë rëndësi në fushën e vështirë të Atalanta-s.
Në një ndeshje të luftuar, goli që vendosi takimin u shënua nga Mertens në minutën e 65-të.
Callejon dha një asist brenda zonës dhe aty belgu me të djathtën gjuajti saktë dhe mposhti Ertrit Berishën.
Gardiani kuqezi u dallua duke bërë disa pritje të vështira, por e pati të pamundur të ndalte topin në këtë rast, nga ku erdhën edhe 3 pikët për miqtë.
Të dy kuqezinjtë luajtën gjatë gjithë takimit duke treguar një formë të mirë.
Napoli shkon në kuotën e 54 pikëve në krye, e tani është radha Juventusit që të përgjigjet.
Bardhezinjtë luajnë nesër kundër Genoa-s në “Juventus Stadium”.
Skeda
Atalanta – Napoli 0-1
Goli: Mertens 65’
Atalanta (3-4-3): Berisha; Toloi (Orsolini 79’), Caldara, Masiello; Hateboer, Cristante, Freuler, Spinazzola (Gosens 62’); Ilicic (Haas 75’), Cornelius, Gomez.
Trajner: Tullio Gritti.
Napoli (4-3-3): Reina; Hysaj, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Jorginho, Zielinski (Rog 86’); Callejon ( Maggio 90’), Mertens, Insigne (Hamsik 73’).
Trajner: Maurizio Sarri.
Arbitër: Orsato di Schio
Kartonë të verdhë: Mario Rui, Callejon

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here