Yuto Nagatomo u largua nga Interi, për të luajtur te Galatasaray në Turqi, për pjesën e mbetur të sezonit, mbi bazën e një huazimi në vlerën e 1 milionë eurove.

Të shumta ishin reagimet e zikaltërve në rrjetet socviale, pasi Nagatomo luan prej 7 sezonesh te Interi dhe nuk ka arritur asnjëherë të bindë plotësisht.
Gjithsesi, menaxheri i japonezit jep ‘lajmin e mirë’ se Nagatomo do të rikthehet sërish në Milano në verë, pasi bëhet fjalë për një huazim të thjeshtë.

“Kohët e fundit Naga nuk po gjente shumë hapësira te Interi, ndaj kërkuam një tjetër skuadër, ku të luajë më shumë, pasi kemi përpara botërorin dhe ai dëshiron të jetë me patjetër. Galatasaray është një klub ambicioz, ashtu si vetë Nagatomo dhe synon titullin kampion. Largimi nga Interi nuk është një lamtumirë, por thjesht nëj mirupafshim, pasi në verë do të riokthehet sërish te zikaltrit, për të parë se si do të rrjedhin gjërat”, tha menaxheri i japonezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here