Në ndeshjen e tij të 201-të me Kukësin Besar Musolli shënoi golin e parë në Superiore.Mesfushori nga Kosova tha se ndihet i lumtur që goli i tij i vlejti skuadrës.

Është ndjesi e veçantë, pasi janë shumë ndeshje dhe më vjen mirë që shënova golin e parë në Superiore në këtë takim. Mora shumë kritika që hoqa bluzën, por e bëra sepse kisha shumë emocione. Nuk kisha festim të veçantë, por ashtu ndodhi. Gjithçka erdhi spontanisht. Unë si Totti? Gjërat po shkojnë mirë dhe marrëdhëniet me klubin i kam shumë të mira. Shpresoj të jem për Kukësin si Totti te Roma.

Me trajnerin Peter Pacult në stol, Musolli e pranon se ka më shumë hapësira në fazën sulmuese.

Aktivizimi i Dzarias më ka dhënë më shumë hapësira dhe trajneri më thotë të dal në sulm pasi kërkohet një lojtar luftarak. Duke parë se si po ecën kampionati ndjejmë presion që po rrezikohemi dhe shpresoj të sigurojmë vendin e dytë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here