Tirana i ka thënë lamtumirë Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj. Bardheblutë janë dorëzuar në çerekfinale duke u  eliminuar përballë Levski Lukoil. Në fakt disfata në takimin e vajtjes në kryeqytetin e Shqipërisë i kishte minimizuar shpresat e skuadrës së Doukas. Edhe në ndeshjen e kthimit gjithçka foli për bullgarët, që triumfuan me rezultatin 98-75.

Sfida e zhvilluar në Universiada të Sofjes nisi më mirë për skuadrën shqiptare, që e mbylli periodën e parë me avantazhin e 5 pikëve, por në të dytën bardheblutë u treguan të pafuqishëm, duke shënuar vetëm 12 pikë kundrejt 27 pikëve të realizuara nga vendësit. Në periodën e 3-të erdhi edhe goditja përfundimtare, Levski e dërgoi në + 24 distancën dhe për rrjedhojë i dha fund çdo shprese të skuadrës së grekut Doukas për të rikuperuar hendekun.

Dy shtatlartët e ekipit shqiptar, Gerti Shima dhe Endrit Hysenagolli, ishin më të mirët për Tiranën, duke realizuar respektivisht 20 dhe 16 pikë, megjithatë nuk evituan dot eliminimin e bardhebluve nga ky event i rëndësishëm ballkanik. Takimi u mbyll me fitoren 98-78 të ekipit nga Sofja, që tashmë do të luaj në “final four” të Ligës Ballkanike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here