Pas humbjes ndaj Tottenhamit, Jose Mourinho ngre flamurin e bardhë dhe e pranon se titulli kampion në Premier League për këtë sezon tashmë është pronë e Manchester City-it. 15 pikë është diferenca në renditje mes skuadrës së Guardiolës dhe Djajëve dhe kur mbeten edhe 13 javë deri në fund të kampionat, Special One e shikon si të pamundur rikuperimin e një diference të tillë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Huddersfield Toën, Mourinho theksoi se United duhet të provojë ta mbyllë sezonin në vendin e 2-të pozicion të cilin e mban gjatë gjithë sezonit. Beteja është e hapur për vendin e 2-të të 3-të, të 4-t, të 5-të dhe të 6-të, sepse për vendin e parë çështja është mbyllur shtoi më pas, trajneri luzitan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here