Jose Mourinho dhe Manchester United rinovuan kontratën që i mban të lidhur bashkë, deri në vitin 2020, duke i dhënë fund zërave që e lidhnin të ardhmen e portugezit me skuadrën franceze të PSG-së.

Në konferencën për shtyp, trajneri portugez u ngacmua mbi një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos te Manchesteri, zë që ka filluar të trumbetohet fort, këto ditë krize te Reali.

“Në këto ditë të vështira për Realin, unë jam personi i fundit që mund t’i hedh benzinë zjarrit. Ata nuk po kalojnë një moment të mirë, ndaj unë nuk kam ndërmend të shtoj më shumë polemikat. Ronaldo është një futbollist i shkëlqyer, por atë mund ta ketë vetëm Zidane dhe Reali i Madridit, asnjë klub tjetër”, u shpreh portugezi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here