Jose Mourinho feston sot 55-vjetorin e lindjes. UEFA i ka dedikuar një urim të veçantë në faqen zyrtare të saj, trajnerit portugez.
“Gëzuar ditëlindjen, dy-herë fituesi i Champions League, Jose Mourinho”-, shkruan UEFA në “Twitter”. Urimin e kanë shoqëruar me fotot e “Special One”, kur është shpallur kampion i Ligës së Kampionëve, në 2003-2004 me Porto-n dhe në sezonin 2009-2010 me Inter-in.

Mou, aktualisht drejton ekipin e Manchester United në Angli, me të cilët ngriti trofeun e Ligës së Evropës dhe synon që të triumfojë edhe në Champions, pasi kampionatin e ka të vështirë ndaj rivalit direkt, City-t që kryeson bindshëm me një diferencën prej 12 pikësh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here