Marrin fund zërat për të ardhmen e Jose Mourinhos. Pas thashethemesh të shumta se marrëdhënia e tij me drejtuesit e Manchester United nuk ishte më e njëjta dhe Special One mund të largohej nga Old Trafford në fund të këtij sezoni, Djajtë e Kuq pasditen e kësaj të enjtjeje kanë zyrtarizuar rinovimin e kontratës me trajnerin portugez deri në vitin 2020, duke e zgjatur edhe me një sezon marrëveshjen e mëparshme e cila skadonte në 2019-ën. Shumë i kënaqur për rinovimin u shfaq edhe trajneri portugez që për kanalin zyrtar të Manchester United deklaroi se është gjithnjë e më shumë krenar që drejton Djajtë e Kuq nga dita në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here