Jose Mouriunho humbet durimin me Paul Pogba, ç’ka bën që orët  e francezit me fanellën e Djajve të Kuq të jenë të numëruara. Siç raporton e pëditshmja angleze “The Mirror”, tekniku portugez ka vendosur të shesë francezin Pogba gjatë merkatos së verës për shifrën e 230 milionë eurove, por plani i tij është i mirëmenduar duke projektuar afrimin e dy lojtarëve të Real Madridit, Toni Kroos dhe Raphael Varane. Në të vërtetë është një numër i madh i lojtarëve të United që Mourinho nuk i sheh më si pjesë efektive për projektin e tij, mes tyre dhe ish lojtari i Juventusit, rendimenti i ulët i të cilit është bërë shkas për pakanaqësinë e The Special One dhe drejtuesve të klubit anglez.

Me planin e Mourinhos Manchester United kërkon të përfitojë nga largimi i Pogbas për t’i dhënë jetë dy operacioneve që parashikohen të vështira për t’u realizuar por jo të pamundura. Drejtuesit e Los Blancos kërkojnë 80 milionë euro për Varane ndërkohë që Kroos e kuotojnë me 115 millonë euro.  Projekti i portugezit njëherazi sheh si elementë të rëndësishëm për përforcimin e organikës për sezonin e ri dhe Marquinhos e Marco Verrattin e PSG dhe  Alex Sandron e Juventusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here