U zbulua në Xhakarta të Indonezisë motori i ri Honda RC213V, me të cilin Marc Marquez dhe Dani Pedrosa do të kërkojnë të mbrojnë titullin që fituan vitin e kaluar.
“Është kënaqësi e madhe të jem sërish në Indonezi për të reklamuar motorin e ri. Xhakarta është shumë familjare për ne falë mbështetjes që na japin fansat tanë. Deri tani kemi kryer vetëm dy teste dimërore, që kanë shkuar përgjithësisht mirë. Do të punojmë fort që në testet e Katarit me 1 deri 3 mars të marrim të gjitha informacionet e nevojshme për të qenë gati për sezonin e ri. Duam të luftojmë për fitore edhe në këtë sezon dhe të dhurojmë spektakël për të gjithë të apasionuarit e Moto GP,” – deklaroi Marquez.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here