Titulli duket se do të shkojë në Paris, por Monaco vijon nga java në javë të luftojë për një vend në zonën Champions.

Në ndeshjen që ngriti siparin e javës së 26 të Ligue 1, skuadra e Principatës mposhti Dijonin me rezultatin 4-0, duke shkuar në kuotën e 56 pikëve, 4 më tepër se Marseille dhe 8 më tepër se Lyoni.

Keita Balde hapi serinë e golave në minutën e 13’,e vijoi Fabinho me penallti në të 69-ën dhe e mbyllën Rony Lopes e Glik, në minutat e fundit, ndërsa Monaco mori një tjetër 3-pikësh dhe po konsolidon pozitat në vendin e dytë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here