Starti i kampionatit për t’u harruar, ndërkohë që në pjesën e dytë Milan meriton duartrokitje. Me Monetellën në stol kuqezinjtë në përballjet direkte me Lazion, Romën, Juventusin, Interin dhe Sampdorian nuk mundën të siguronin qoftë një pikë, ndërsa me Gatusson në po të njëjat ndeshje morën 10 pikë. Ka keqardhje për nisjen jo të mirë të sezonit në shtëpinë e “Djallit”, por një seri rezultatesh pozitive ka rikthyer humorin edhe pse pas humbjes ndaj Juventusit dhe barazimit me Interin zona europiane bëhet akoma edhe më e vështirë për t’u arritur.

Për të siguruar një vend në Champions, Milani duhet të grumbullojë 75 pikë, pra duhet t’i fitojë 8 ndeshjet që kanë mbetur. Teorikisht duket një mision i pamundur, pavarësisht dëshirës së madhe që mund të ketë klubi. Përsa i përket Interit, Romës dhe Lazios, janë në garë të ethshme mes tyre dhe do të luftojnë deri në frymën e fundit, pasi qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here