Milan shikon në Francë për përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për Allan Saint-Maximin, talentin francez të futbollit, që aktivizohet në radhët e Nice. Sipas “Tuttosport”, është drejtori sportiv i kuqezinjve, Mirabelli ai që po vëzhgon me kujdes situatën e lojtarit në “Allianz Riviera”. Klubi francez e vlerëson kartonin e tij 20 milionë euro. Nga ana tjetër, Maximin, mund të marrë këshilla për Milanin edhe nga shoku i tij i skuadrës, Mario Balotelli, që më parë ka luajtur me fanellën e kuqezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here