Milani ka nisur nga puna që tani për merkaton e verës dhe këtë po e bën duke shfrytëzuar të gjithë profilet që mund të konsiderohen të nevojshme për të përmirësuar skuadrën. Sipas mediave italiane, Massimiliano Mirabelli është informuar për shumën e buxhetit që do të ketë në dispozicion për në verë me objektivin për të blerë 2-3 futbollistë. Megjithatë për momentin shuma e buxhetit ende nuk është caktuar me saktësi, pasi ajo do t’i nënshtrohet një vargu ndryshimesh që mund të ndodhin në muajt e ardhshëm. Një nga këto është, natyrisht, marrëveshja e shlyerjes së borxheve që mund të përcaktojë kufijtë e tregut të kuqezinjve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here