Milani ka fituar në udhëtim te Cagliari me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka vazhduar serinë e fitoreve në kampionatin italian, duke e mposhtur edhe Cagliarin si mysafirë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e tetë dhe ishte Nicolo Barella, i cili kaloi Cagliarin në epërsi 1-0 me një gol të bukur.  Megjithatë, Milani arriti të kthehet në lojë në pjesën e parë me dy gola të shpejt nga mesfushori Franck Kessie.

Kessie gjeti golin e barazimit 1-1 në minutën e 36-të pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa për 2-1 shënoi në minutën e 42-të pas asistimit të Nicola Kalinic.

Në pjesën e dytë u zhvillua lojë e barabartë me vendasit që tentuan disa herë të gjejnë golin e barazimit dhe Milanin të thelloj epërsinë, por asnjëra skuadër nuk e gjeti golin dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, fitoren e Rossonerëve. 2-1.

Pas kësaj fitore, Milani ngjitet në pozitën e shtatë me 31 pikë, ndërsa klubi nga Sardenja renditet në vendin e 16-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Rossonerët e presin në shtëpi Lazion, ndërsa Cagliari udhëton te Crotone.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here