Milani ka fituar ndaj Lazios në shtëpi me rezultat 2-1 në ndeshjen derbi të javës së 22-të në Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar me fitore në kampionatin italian duke quar në tre numrin e fitoreve radhazi.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 15-të dhe ishte i riu Patrick Cutrone që shënoi me kokë nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Hakan Calhanouglu.

Megjithatë, epërsia e Rossonerëve nuk zgjati shumë pasi në minutën e 20-të ishte Adam Marusic, i cili shënoi një gol të bukur për 1-1.Milani nuk u dorëzua pas golit të pranuar dhe u hodh në sulm dhe kjo iu shpagua pasi gjeten golin epërsisë në minutën e 44-të me anë të Giacomo Bonaventuras, i cili dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi 2-1.

Në pjesën e dytë, Lazio bëri disa ndryshime në sulm dhe u bë më e rrezikshme duke provuar disa herë ta gjejnë rrjetën.

Por, kjo nuk iu shpagua edhe pas rasteve të mira, ku më i miri ishte ai i Senad Lulic (84′), i cili humbi nga tri metra dhe pas 90 minutave ndeshja përfundoi me fitoren e Milanit me rezultat 2-1. Pas kësaj fitore, Rossonerët ngjiten në pozitën e shtatë me 34 pikë, ndërsa Lazio mbetet në vendin e tretë me 46 pikë të tubuara.

Në ndeshjen e radhës, skuadra e Gatussos udhëton te Udinese, ndërsa Lazio e pret në shtëpi Genoan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here