Verën e shkuar Milani kryesonte listën e ekipeve që kishin shpenzuar më shumë në merkato duke lënë pas gjithë klubet e tjera në Itali, me një total investimi prej 230 milionë eurosh. Por kjo verë parashikohet më e nxehtë për Milanin me bilancet e merkatos që do të jenë të kushtëzuara nga marrëveshja me UEFA-n për Fair-play-in financiar. Limitet e Fair- play-it për Milanin pritet të kenë një impakt direkt në blerjet dhe shitjet e klubit këtë verë.

Një merkato e cunguar, në rastin më të keq e bllokuar. Nje kufizim i mundshem nga UEFA mund të jetë edhe ai në listen e futbollistëve nëse Milani kualifikohet për në kompeticionet europiane sezonin e ardhshëm. Baza është lista e paraqitur në UEFA për skuadrën e sezonit të kaluar në Europa League, për të futur aty lojtarë të rinj si për shembull ndonjë blerje eventuale të veres, atëhere Milani duhet të ketë përfituar të njëjten vlerë nga shitja e futbollistëve aktualë. Më konkretisht nëse Milani do të blejë një lojtar me vlerë 40 milionë euro, për ta futur në listën e UEFA-s duhet të arkëtojë po të njëjtën vlerë nga shitja e futbolistëve të tij.

Sigurisht që përjashtohen rastet e atyre që janë marrë me parametra zero. Gjithsesi, një kushtëzim  i tillë nuk do ndalonte Milanin të përdorte blejret e reja në kampionat, por vetem në Europa League nëse do ta kishte të pamundur të shiste dhe të arkëtonte të njetën vlerë me atë të blerjes. Buxheti që do të shpenzohet nga kuqezinjtë në merkaton e verës është ende në fazë vlerësimi në varësi edhe të renditjes në kampionat. Me këtë panoramë Milanit i mbetet ende të presë se çfarë do të parashikojë konkretisht marrëveshja me UEFA-s, për të kuptuar se çfarë strategjie duhet të ndjekë këtë verë. Ndërkohë kujtojmë se kuqezinjtë kanë marrë më parametra zero Pepe Reinan nga Napoli dhe Ivan Strinic nga Sampdoria.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here