Laçi i 2018-ës në kampionat nuk ka asnjë lidhje me atë të fundit të 2017-ës, kur fitonte dhe i hapte probleme çdo kundërshtari. Humbja 4-0 në Korçë ishte një dëshmi e qartë e formës së dobët të ekipit.

Vini në Korçë dhe pësoni 4 gola. Çfarë ndodh me Laçin?
Mezani: Vazhdojmë akoma të pësojmë gol në minutat e para dhe kjo na penalizon dhe na fut në presion. Pikërisht për këtë arsye, ndeshja ndryshon rrjedhë shumë shpejt dhe shkon kundër nesh.

Jeni të varur nga Reginaldo, që vijon t’i mungojë goli?
Mezani:
Nuk jemi të varur nga Reginaldo, por sot influencuan edhe mungesat e Nikës dhe Lushkjas. Shënuam edhe një gol të rregullt, por na u mohua dhe tani nuk dua të merrem me atë, pasi çdo gjë tashmë ka mbaruar.

Edhe me Vllazninë keni fituar me shumë fat. Mos ndoshta ekipi është rehatuar në renditje dhe nuk ka më motivim për të dhënë maksimumin?
Mezani:Është e vërtetë që nuk e kemi nisur mirë ,por nuk ka të bëjë me neglizhencën e lojtarëve. Kemi vuajtur edhe dëmtime e pezullime të shpeshta, që shpresoj t’i kalojmë sa më shpejt dhe të rikthehemi te loja jonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here