Laçi do të udhëtojë në transfertën ndaj Partizanit me bindjen se mund të dalë me pikë nga ky takim, pavarësisht rritjes së kundërshtarit në javët e fundit.  Rezultatet e përballjeve në dy fazat e para flasin në favor të kurbinasve, të cilët kanë arritur të sigurojnë pikë të plota ndaj “demave”. Pavarësisht luhatjeve që ka treguar skuadra në disa raste, për teknikun Gentian Mezani e rëndësishme është që kurbinasit të mos dalim pa pikë nga ky takim.

Barazimi në ndeshjen e fundit ndaj Teutës është lënë pas, tashmë Laçi është i fokusuar tek e ardhmja, ku sigurisht synimi është për të dhënë më të mirën.

Mezani i qëndron besnik motos: objektiv është ndeshja e radhës në kampionat. Sidoqoftë, për të siguruar një biletë europiane do të synohet fitimi i Kupës së Shqipërisë, sigurisht pa lënë mënjanë Superioren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here