Pas Leon Goretzka, edhe Max Meyer pritet t’i japë lamtumirën Schalkes me parametër zero. Sipas mediave gjermane, 22-vjeçari ka refuzuar ofertën e drejtuesve të skuadrës nga Gelsenkirchen për rinovimin e kontratës, nga e cila do të përfitonte 5.5 milionë euro në sezon, pasi dëshiron të provojë një aventurë të re në një skuadër tjetër. Për kartonin e futbollistit kanë shfaqur interes skuadra si Liverpool, Arsenal, Barcellona dhe Milan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here