Ndeshja e parë mes Chelseat dhe Barcelonës në Angli kishte përfunduar me rezultat 1-1 dhe kualifikimi në çerekfinale varej nga Camp Nou.

Ndeshjen e dytë e kishte marrë shumë seriozisht Barça, e cila e ndihmuar nga publiku vendas shkeli Blutë.

Lionel Messi gjatë duelit me N’Golo Kanten

Goli i parë në takim erdhi nga Lionel Messi në minutën e dytë (02:08) dhe me këtë rast ishte goli më i shpejtë në karrierën e argjentinasit.

Se Leo kishte marrë gjithë barrën në supet e tij e tregoi te goli i dytë në takim i shënuar nga Ousmane Dembele. Ai mori topin në mesfushë dhe në fund asistoi te francezi në minutën e 20-të dhe me rezultatin 2-0 përfundoi pjesa e parë.

Por, duhet të theksohet se Marcos Alonso në minutat shtesë të pjesës së dytë goditi shtyllën nga gjuajta e lirë.

Ousmane Dembele duke festuar golin ndaj Chelseat

Në pjesën e dytë, më saktë në minutën e 64 shënoi edhe një herë mjeshtërisht Messi dhe kështu vulosi kualifikimin.

Ky ishte goli i 100-të për atë në Ligën e Kampionëve në 123 paraqitje për Barcelonën.

Messi duke e festuar golin e tretë të Barcës ndaj Chelseat në Camp Nou

Skuadrës së Antonio Contes nuk iu mbet gjë tjetër vetëm se të përkulën para magjisë së Messit, i cili në këtë ndeshje ishte i pandalshëm.

Kundërshtari i Barçës në çerekfinale do të mësohet pas shorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here