Shkupi ka bërë një afrim cilësor në merkato. Mesfushori Rron Broja ka nënshkruar për bardheblutë dhe është prezantuar. 21-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Trepça 89’, skuadër me të cilën luajti edhe në kualifikueset e Champions League.

I riu më herët ka luajtur edhe në Belgjikë, ku ka qenë pjesë e Gent II dhe SK Deinze. Mesfushori është pjesë e Kosova U21, ndërkohë që ka veshur edhe fanellën kuqezi, duke u aktivizuar në katër ndeshje me Shpresat.

Tashmë Broja do të provojë një eksperiencë të re me Shkupin në kampionatin maqedonas.  Për faqen zyrtare të klubi shkupjan, mesfushori ka deklaruar: “Padyshim jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptar nga Maqedonia. Kisha dëgjuar qysh fëmijë, kur Shkupi ka luajtur me emër tjetër, që është kampion i trefishtë dhe fitues i tri titujve të kupës. Andaj pa hezitim bëra zgjedhjen e duhur që të vesh fanellën e një skuadre kampione. Gjithsesi do të jetë për mua shumë me rëndësi që do të luaj edhe para një armate të madhe të tifozerisë shkupjane, “Shvercerat”, dhe besoj se do së bashku me ekipin do arrijmë shumë suksese”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here