Radja Nainggolan në ditët e ardhshme pritet ti japë lamtumirën Romës për t’u transferuar në kampionatin kinez pasi mesfushori belg ka arritur një akord me skuadrën e Guangzhou Evergrande që drejtohet nga Fabio Cannavaro. Pasi u la jashtë nga sfida me Atalantën mardhëniet e Nainggolan me drejtuesit e Romës janë ftohur shumë dhe kjo është një nga arsyet që lojtari kërkon të ndërrojë ambient. Nga shitja e belgut 29-vjeçar Roma synon të përfitojë 50 milionë Euro ndërkohë që investimi i Guangzhou Evergrande vetëm për të blerë kartonin e futbollistit pritet të kapë shifrën e 96 milionë eurove pasi klubet kineze në rast transferimesh mbi 6 milionë euro duhet të derdhin në arkat e federatës kineze të ashtuquajtërun “luxury tax” që është shumë një taksë pothuajse sa vlera e kartonit. Te Guangzhou Evergrande Nainggolan do të përfitoë 12 milionë euro në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here