Sami Khedira i ka kërkuar Juventusit të bëjë gjithçka që munden për të nënshkruar me mesfushorin e Liverpool-it, Emre Can.

Mediat italiane raportojnë se Can është afër marrëveshjes për t’u bashkuar me Juventusin, pasi kontrata e tij me Liverpool-in përfundon në fund të sezonit dhe Khedira beson se shoku i tij gjerman do të jetë shumë i rëndësishëm për bardhezinjtë.

“Unë e di, Emre mund të bëjë mirë. Ai është i ri, por gjithashtu është shumë i fuqishëm dhe shumë i talentuar”, tha gjermani për “Sky Sport Itaia”.

“Ai ende duhet të mësojë dhe të rritet, duke pasur parasysh moshën e tij, por nëse do të isha Juventusi, do të bëja gjithka që të nënshkruaja me atë. Ai do të jetë i lirë në fund të sezonit”, shtoi Khedira.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here