Ramadan Nreu nuk u reziston dot rezultateve negative të Kamzës gjatë 2018-ës. Trajneri krutan është larguar nga detyra pas humbjes me Kukësin, që e fut seriozisht në vallë skuadrën për të rënë nga kategoria. Largimi i Ndreut është me qëllim që të ndryshojë atmosfera në ekip, me kamzalinjtë që kanë nevojë për një shkundje të fortë për t’u kthyer te rezultatet pozitive.

Ndreu ishte prej disa kohësh në dyshim për pozicionin e tij dhe priste vetëm vendimin e presidentit Qarri për të zyrtarizuar largimin.

Drejtuesit e skuadrës nga periferia e Tiranës po kërkojnë një trajner me eksperiencë në situata të tilla, për të përmbushur objektivin final, mbijetesën në Superiore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here