Pritja merr fund dhe tashmë Gattuso konfirmohet në stolin e Milanit edhe për 3 sezonet e ardhshme. Pas shumë zërash mbi rinovimin, tekniku e ka firmosur sot kontratën e re me kuqezinjtë, që do t’i mbajë të lidhura palët deri në vitin 2021.

Ky është një shpërblim për punën e mirë të Gattusos, që ka arritur të bindë drejtuesit e klubit në pak më tepër se 4 muaj, se ai është i aftë për të drejtuar projektin e Milanit.

“Nuk na u desh shumë të negocionim me Gattuson. I treguam projektin tonë, që mbetet shumë ambicioz dhe menjëherë ramë dakord që ai është njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën në 3 vitet e ardhshme”, u shpreh drejtori sportiv i Milanit, Marco Fassone.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here