Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja e parë e javës së 23-të të Serisë A, mes Sampdorias dhe Torinos. Torreira shënoi i pari për vendasit, ndërsa Acquah u kundërpërgjigj në minutën e 25-të, për të vendosur barazimin që nuk do të prishej deri në fund.

Vlen të përmendet se Torino luajti për disa minuta me 10 futbollistë, pas kartonit të kuq, të marrë nga Acquah, që solli edhe protestat e trajnerit Mazzarri. Gjithashtu, në këtë takim u rikthye nga dëmtimi edhe Belotti, që luajti për 20 minuta, por pa mundur të lërë shenjë.

Seria A do të vijojë ne mbremje me ndeshjen Inter-Crotone, që do të startojë në orën 20:45.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here