Laçi ka zhvilluar sot miqësoren e parë kundër Dinamos dhe trajneri Gentian Mezani ka hedhur në fushë një formacion të alternuar. Përfundimi i takimit nuk ka nxjerrë fitues, pasi gjithçka është mbyllur në barazim 1-1.

Të parët që kanë shënuar janë kurbinasit, që gjetën rrugën e rrjetës me të riun Xhixha, i vendosur i vetëm në majën e sulmit. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal 1-0 të kurbinasve.

Zëvendësime të shumta te të dyja ekipet, lojtarë në provë dhe blutë arrijnë të barazojnë me anë të Ilir Allmuçës. 1-1 dhe asnjëra palë nuk i gëzohet fitores.

Gjithsesi te Laçi mund të gëzojnë për autobusin e tyre të ri, të dizenjuar me ngjyrat dhe logon e ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here