PSV Eindhoveni i jep mundësi Ajaxit të Amsterdamit ta ngushtojë diferencën mes tyrë në krye të Eredivisie. Kryesuesit aktualë të kampionatit holandez barazuan 2-2 në fushën e tyre me Heerenevenin, edhe pse pjesën e parë e mbyllën në epërsi të dyfishtë. Episodi që ndryshoi rrjedhën e lojës ishte ai i minutës së 45-të kur Lonzano u ndëshkua direkt me karton të kuq për një veprim antisportiv. Më parë për skuadrën që drejtohet nga Philip Cocu kishin shënuar Arias dhe De Jong. Gjatë fraksionit të dytë Heerenveni shfrytëzoi faktin që ishte me një lojtar më shumë në fushë, duke shënuar dy gola me Schaars dhe Ghoochannejhad.
Nëse Ajaxi do të fitojë në fushën e Zwolles, diferenca me PSV-në do të ngushtohet në 5 pikë.

Në takimet e tjera të së shtunës u arritën këto rezultate:

Vitesse – Exelsior 1-2
Breda – Alkmaar 1-3
Den Haag – Willem II 2-1

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here