Dy anët e një medaljeje, me Elis Bakajn që ikën Kukësi humbet një sulmues me eksperiencë, lojtar me inteligjencë taktike, teknikë të padiskutueshme e vrastar në goditjet e dënimit, por ndërkohë largimi i kreygolashënuesit mund të shërbeje si motivim ekstra për të tjerë futbollistë për të bërë hopin e madh në aspektin personal në këtë sezon.

Zbulimi për sa i përket sulmit është padyshim Sindrit Guri, në kuotën e 8 finalizimeve në kampionat, ka shpërthyer veçanërisht në këtë 2018 ku ka shënuar 5 gola në 6 ndeshjet e fundit, duke përfshirë dhe finalizimin në Kupë përballë Tiranës që i dha skuadrës së Pakult biletën e gjysmëfinaleve. Me largimin e Bakajt, pesha kryesore e sulmit tani bie më tepër mbi 24-vjeçarin shkodran që blindon vendin e titullarit me shpresën për të vijuar me ritmin e gjetur në javët e fundit. Për Gurin ky është sezoni i konfirmimit në elitën e bomberave shqiptarë. Por nëse sulmuesi formonte një dyshe mjaft efikase me Bakajn në fushë pa u cënuar nga roli që zinte ish futbollisti i Tiranës, Dinamos e Partizanit, më i kuotuari për të zënë pozicionin e Bakajt për sa i përket karakteristikave teknike duket Donjet Shkodra. Mesfushor me tipare sulmues, aftësi të padiskutueshme taktike, prishtinaliu nëse Pakult nuk ndërron skemë duket ideali për të bërë rolin e Bakajt pas Gurit në sulmin e verilindorëve. Talenti i 28 vjecarit nuk diskutohet, por megjithatë Shkodra nuk ka arritur të ketë impaktin që pritej për aftësitë e tij as te Flamurtari vitin e kaluar e po ashtu dhe te Skënderbeu në gjysmën e parë të sezonit aktual.

Me largimin e Bakajt, pritet të jetë më pranë portës duke patur njëkohësisht edhe më shumë shanse për tu bërë një titullar fiks i Kukësit, në një farë mënyre edhe për Shkodrën kjo duhet të jetë një sfidë personale për të bërë më në fund shpërthimin që të gjithë presin prej tij,  e natyrisht edhe fatin e Kukësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here