Nje nga mbrojtesit me te talentuar te Kombetares ,Mergim Mavraj gjate seancave stervitore qe po zhvillon ne Spanje me ekipin e Hamburgut,eshte takuar me ish-mesfushorin e Shqiperise,Jurgen Gjasulen.Mavraj nuk ka nguruar te beje dhe nje
foto me kolegun e tij dhe me pas ta hedhi ate ne “Instagram”.

“Kënaqësi të takoj”- komenton Mërgimi ne foton me Jurgenin.

Gjasula u thirr për herë të parë në Kombëtare nga Gianni De Biasi, për dy ndeshjet
ndaj Norvegjisë me 22 mars 2013, e vlefshme për “Kupën e Botës” 2014, dhe në miqësoren ndaj Lituanisë me 26 mars 2013-të. Futbollisti i lindur në Tiranë debutoi
me kuqezinjtë më 14 gusht në miqësoren ndaj Armenisë pasi zëvendësoi Odise Roshin
në minutën e 56′ të takimit.

32-vjeçari ka luajtur me ekipe si Freiburg, Kaiserslautern, St.Gallen, Frankfurt, MSV Duisburg, Litex Lovech, VfR Aalen dhë së funmi aktivizohet në radhët e ekipit të dytë
të Greuther Furth. Aty ku ka luajtur edhe Mavraj gjatë viteve 2011-2014.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here