Italiani ka fituar zemrat e sportdashësve dhe klubeve gjermane, të cilët e etiketojnë atë si inovator, një njeri që operon në të ardhmen. Në këtë kontekst, ndeshja e radhës për skuadrën që Sarri po e orienton drejt titullit kampion të Serisë A, pikërisht ajo ndaj Leipzig, e vlefshme për Europa Leaguen, tashmë po merr trajtën e një feste me atmosferë entuziaste pikërisht për faktin se trajneri italian do të performojë me Napolin e tij pikërisht atje ku gëzon këtë popullaritet të madh.

Gjermanët janë të apasionuar pas risive dhe mesa duket Sarri për ta rezulton të ketë sjellë vërtetë reformë në futbollin italian për sa kohë që 40 mijë biletat e vlefshme për sfidën e 22 shkurtit në Red Bull Arena janë shitur, duke treguar një interes të madh për këtë takim.

Sarri ngjall kureshtje dhe respekt në ambientin sportiv gjerman, metodat dhe rezultatet e punës së tij e kanë çuar Napolin në një skuadër me një profil teknik absolutisht origjinal dhe që projektohet me sukses drejt të ardhmes, deklaroi Nello Di Martino, menaxheri i Herthës së Berlinit që është një nga skuadrat që admiron trajnerin 59-vjeçar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here