Referuar faktit se transferimi i shumë lojtarëve është kthyer në një formë spekulimi me përfitime shumë të mëdha për klube të ndryshme, FIFA është duke marrë në konsideratë mundësinë për të ndalur ose ulur numrin e transferimeve të futbollistëve mes klubeve përgjatë një sezoni.

Siç raporton “France Football”, organi më i lartë i futbollit po shqyrton prej disa muajsh efektivitetin e transferimve, që si qëllim primar kanë patur pikërisht dhënin e një mundësie aktivizimi lojtarëve të rinj, të cilët nuk kanë arritur të gjejnë hapësira dhe minuta në klubet e origjinës.

Por, siç e dimë, jo të gjitha transferimet kryhen për këtë qëllim dhe shpeshherë kanë thyer edhe rregullat e “Fair Play-t Financiar”, duke u lënë hapësira tratativave të dyshimta. Tashmë huazimi apo transferimi i lojtarëve bëhet vetëm për qëllime financiare, përfitimin monetar të një klubi.

Shembull nga FIFA marrë klubi torinez i Juventusit, i cili vetëm këtë sezon ka transferuar plot 41 lojtarë, për të vijuar me Udinesen 27, Chelsea 22, Manchester City 18 dhe në Francë Monaco 11. Qeveria e Futbollit do ta diskutojë këtë çështje në mbledhjen e radhës, ku mund të merret vendimi për të ulur numrin e lejuar të tansferimeve në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here