Ylli i Real Madridit, Marco Asensio mund të shkojë drejt Chelsea-t. Spanjolli nuk është i lumtur në Bernabeu dhe “Diario Gol” raporton, se sulmuesi anësor është i gatshëm të largohet nga “Los Blancos” nëse Zidane do të qëndrojë në krye të ekipit pas merkatos së verës. Asensio kërkon më tepër minuta dhe e di se me trajnerin francez në krye do të jetë shumë e vështirë të fitojë një vend në formacionin startues.

Asensio është në dijeni, që Zidane është i dëshpëruar për të nënshkruar me belgun në verë dhe ai është i hapur për t’u përfshirë në një marrëveshje shkëmbimi për të dalë nga Bernabeu. 22-vjeçari deri tani ka grumbulluar 16 ndeshje në La Liga, prej të cilave vetëm 9 si titullar, teksa ka shënuar edhe katër gola. Ndërkohë në Copa Del Rey, Asensio ka zbritur në fushë në katër takime dhe ka shënuar dy gola.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here