Pak kohë më parë Marek Hamsik theu rekordin e golave të tij me fanellën e Napolit, por Diego Armando Maradona nuk është i hidhëruar, përkundrazi. Për të vlen më shumë e mira e skuadrës napolitane.

El Pipe de Oro iu përgjigj në Facebook kapitenit aktual të Napolit, duke e falënderuar për fanellën që i dhuroi, pikërisht atë që mbante veshur kur theu rekordin e tij.

“Marek, për mua ishte nder i madh që mora bluzën e rekordit që theve. Jemi dy persona që e duam fanellën e kaltër. Kanë qenë të shumtë lojtarët që kanë luajtur te Napoli dhe nuk kanë lënë shenjë, ndërsa ne të dy mund te themi se kemi luajtur në një skuadër të madhe. Marek, urime  të përzemërta për rekordin dhe një përqafim të madh nga miku yt, Diego.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here