Ish-trajneri i Interit dhe Manchester City, momentalisht i punësuar në Rusi te Zeniti, ka thënë se ҫdo trajner nuk do të përjashtonte asnjëherë mundësinë për të komanduar 4-herë kampionët e botës.

Në radhë me të janë dhe Carlo Ancelotti, fitues 3 herë i Champions League me Milanin dhe Real Madrid, por ai ka deklaruar se kërkon të drejtojë vetëm në nivel klubesh.

Kurse, Antonio Conte tregohet nostalgjik për kohën kur drejtoi Juventusin dhe Kombëtaren Italiane.

Ai vlerëson vendlindjen për eksperiencat që ndërtuan dhe ndryshuan karrierën e tij si trajner.

“Federata Italiane e Futbollit duhet të zgjidhë më parë dhe çështjen e kreut të FIGC pas dorëheqjes së Carlo Tavecchio”, thotë Mancini.

“Por, unë absolutisht nuk e përjashtoj Italinë, ashtu si trajnerët e tjerë. Kur vendos të jesh trajner, ju nuk mund të përjashtoni asgjë”, vijoi Mancini, i cili duket se shpreh hapur mundësinë për të marrë kombëtaren italiane.

Giampiero Ventura solli një tronditje të papritur në futbollin italian, pasi nuk arriti të kualifikonte “Axurrët” në Kampionatin Botëror “Rusi 2018” për herë të parë pas 60 vitesh.

Përsa i përket pagës së trajnerit të ri, ai do të paguhet 5 milionë euro, edhe pse deficiti i buxhetit të FIGC ka arritur në 9 milionë €.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here