Roberto Mancini duket se nuk do të qëndrojë shumë gjatë në Rusi, pasi zërat e merkatos e lidhin të ardhmen e tij me drejtimin e të tjera skuadrave.

Gjithsesi, trajneri i Zenitit i ka ‘shkelur syrin’ PSG-së, gjatë një interviste që ka dhënë për francezen L’Equipe. Mancini ka pranuar se do të dëshironte të drejtone kryesuesit e Ligue 1, por mohoi të jetë kontaktuar ndonjëherë nga sheikët e PSG-së.

“Parisi ka krijuar një skuadër të mirë dhe me Neymarin e Mbappenë janë bërë akoma më konkurrues. Tani i kanë të gjitha shanset të pretendojnë Championsin, sepse përveç lojtarëve, kanë edhe një trajner mjaft të mirë. Mua personalisht nuk më kanë kontaktuar asnjëherë për të marrë drejtimin e skuadrës, por kurrë nuk i dihet. Normalisht që do ta merrja në konsideratë, pasi kanë një skuadër të përbërë me kampionë”, u shpreh trajneri I Zenitit.

Roberto Mancini nuk është shumë i kënaqur me aventurën ruse dhe këtë e ka shprehur publikisht, ndërsa mediet italiane pretendojnë se e ardhmja e tij do të jetë në stolin e Kombëtares italiane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here