Australia ka zgjedhur Roberto Mancini-n. Sipas “The Australian” tekniku italian do të marrë drejtimin e kombëtares australiane. 53-vjeçari ka një përgjegjësi të madhe pasi do t’i duhet të udhëheqë skuadrën në Botërorin e Rusisë që do të zhvillohet këtë verë.

Presidenti i Federatës Australiane, David Gallop do të takohet ditën e nesërme me ish-trajnerin e Inter-it për detajet e kontratës.

Që pas këtij lajmi, përjashtohet edhe kjo pistë për ish-teknikun e kuqezinjve, Gianni de Biasi. Emri i të cilit u përfol në media për stolin e përfaqësueses australiane dhe asaj italiane. Ashtu sikurse edhe Mancini është lakuar në shtypin italian si pasues i Ventura-s.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here