Menaxheri i ‘djajve te kuq’ Jose Murinho kerkon te joshe uellsianin Garerh Bale per ta bere pjese te M. United.Trajneri portuges pervec se njihet si nje adhurues i Bale eshte ne kerkim te nje futbollisti qe mund te performoje shume mire ne krah.

Sipas gazetes britanike “Sunday Express” ish-lojtari i Tottenham-it nuk është më i paprekshëm në Bernabeu dhe se klubi i Real Madrid  eshte i disponueshem  ta shesi 28-vjeçarin pasi janë lodhur nga dëmtimet e shpeshta të tij.

Bale e nisi kampionatin me një gol kundër Real Sociedad në shtator, por që nga ajo kohë ai ka qenë më shumë i dëmtuar sesa në dispozicion të trajnerit Zidane.

Agjenti i tij, Jonathan Barnett, sulmoi “Los Blancos” në nëntor, duke thënë se “aksionaret e Real Madridit duhet të përpiqen ta kuptojnë dhe ta mbështesin atë. Ai dëshiron të luajë për pjesën tjetër të jetës së tij në Madrid. Bale e adhuron klubin dhe qytetin, prandaj e lëndoni kur nuk e mbështesi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here