Manchester United nuk ka ndërmend të mbajë kundër dëshirës së tij Anthony Martial, përkundrazi, sipas “Sunday Times”, “Djajtë e Kuq” kanë dhënë dritën jeshile për largimin e sumuesit francez që në merkaton e verës. 22-vjeçari ka kontratë me shoqërinë angleze deri në vitin 2019 dhe prej disa kohësh është në “radarin” e Juventusit. Megjithatë gjithçka varet nga termat financiarë, duke qenë se bardhezinjtë nuk mendojnë të shpenzojnë shifra të çmendura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here