Alex Sandro është rikthyer në nivelin e tij më të mirë çka ka rindezur sirenat e Premier League për kartonin e tij. Mbrojtësi brazilian ishte shumë pranë kalimit në verë te Chelsea për 60 milionë euro por tani është Jose Mourinho që e kërkon 27-vjeçarin për të sistemuar krahun e majtë të mbrojtjes. Për të ulur pretendimet prej 70-75 mln euro që ka Juventusi, “Djajtë e Kuq” ofrojnë mbrojtësin italian, Matteo Darmian plus një shumë prej 50 milionë euro për të mbyllur me sukses këtë operacion. Dëshira e brazilianit është të luajë në Premier Legaue dhe ndoshta Juventusi mund të joshet nga një ofertë e tillë e Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here