Pak javë më parë, Bristol City, ekipi që militon në Championship, eliminoi Manchester United, duke arritur në gjysmëfinalet e FA Cup. Prandaj, sonte, ata do të përballen në gjysmëfinale kundër skuadrës tjetër të qytetit të Mançesterit, e pandalshme këtë vit, City-n e Pep Guardiolës.

Në ndeshjen ndaj United, Bristol i habiti të gjithë, duke siguruar një fitore të befasishme që i dha ekipit të Lee Johnson një vëmendje të papritur.

Vetë trajneri i Bristol, Lee Johnson, u bë i famshëm me mënyrën e të festuarit në atë ndeshje.

Në fakt, Johnson kishte përqafuar, në një mënyrë krejtësisht spontane dhe të improvizuar, një djalosh shumë të ri që kishte për detyrë të mblidhte topat e Bristol, në momentin e golit që i dha të drejtën Bristolit të kualifikohej.

Si rezultat, fotoja e atij momenti bëri xhiron e botës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here