Manchester Unitedi ka fituar me rezultat 2-0 në shtëpi ndaj skuadrës së Huddersfield Toën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Ligës Premier.

Skuadra e Jose Mourinhos ka arritur t’i kthehet shpejt fitoreve në Ligën Premier pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Tottenham Hotspur.

Pjesa e parë e karakterizua me dominim të Djajve të Kuq, të cilët disa herë rrezikuan, por pa pasur sukses të gjejnë rrugën e rrjetës.

Rasti më i mirë ishte ai i minutës së 27-të, ku Alexis Sanchez provoi, por shifrat mbetet të pandryshuara dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të vendasve, të cilët arritën të gjejnë edhe dy gola, ku i pari erdhi pas 10 minutave, me Romelu Lukakun që shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Juan Mata.

Për 2-0 shënoi në minutën e 68-të sulmuesi kilian, Sanchez, i cili pas penalltisë së pritur nga portieri shënoi nga afërsia dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Unitedi renditet në vendin e dytë me 56 pikë apo 13 më pak se lideri, Man City, ndërsa Huddersfield gjendet në vendin e 18-të me 24 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Djajtë udhëtojnë te Newcastle United, ndërsa Huddersfield e presin në shtëpi Bournemouthin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here