Manchester United nuk ka interes për të ri-nënshkruar me Cristiano Ronaldo-n, duke shuar shpresat e yllit të Real Madridit për një kthim romantik në “Old Trafford”. Sipas gazetës spanjolle “Marca”, ardhja e Alexis Sanchez nga Arsenali i ka shuar çdo shpres 32-vjeçarit portugez që të kthehet në United. Sanchez do të marrë fanellën me nr.7, një numër që ishte rezervuar për Ronaldo-n deri në këtë pikë.

Shtypi spanjoll raportoi javën e kaluar se CR7 është frustruar me drejtuesit e Real Madriditsepse Perez nuk ka mbajtur premtimin për t’i ofruar atij një kontratë më fitimprurëse pas rolit të tij të madh në fitimin e Champions League sezonin e kaluar. Ata pohuan se Ronaldoi kishte thënë shokëve të ekipit se do të largohej nga Bernabeu dhe kishte vendosur të rikthyehej në United, ku ai luajti për gjashtë vite 2003-2009. Gjithsesi United vendosi të nënshkruajë me Sanchez, i cili do të fitojë 450 mijë sterlina në një javë duke i mbyllur kështu derën 5 herë fituesit të “Topit të Artë”.

“Marca” gjithashtu raporton se Mourinho nuk është i interesuar as për të nënshkruar me yllin uellsian Gareth Bale, një tjetër lojtar kyç i Real Madridit, i cili kohët e fundit ka qenë i lidhur me një kthim në Premier League. United nuk ka në plan të afrojë lojtarë të rinj këtë muaj dhe prioritetet e tyre në verë do të jenë në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here