Manchester United mposhti me rezultatin e ngushtë 1-0 ekipin e Burnley në transfertë me gol të sulmuesit Martial. Në “Turf Moor”, mungoi spektakli që prijte me djemtë e Mourinho-s, që vuajtën shumë kundër një kundërshtari të lehtë. 45’ minutat e para u mbyllën në barazim, me miqtë që nuk arritën të shënjestronin portën. De Gea ishte lojtari më i mirë i United në këtë pjesë.

Me të filluar e dyta “Djajtë” kaluan në avantazh me anë të francezit Martial, që shënoi një gol të shkëlqyer pas asisit të marrë nga Lukaku (54’). Në avantazh miqtë mundohen të kontrollojnë lojën, me vendasit që zbresin frikshëm në sulm. Gjithsesi ndeshja u mbyll me fitoren minimale të United, pavarësisht disa aksioneve të rrezikshme nga të dyja ekipet. Me këtë fitore “Djajtë” u ngjitën në kuotën e 50 pikëve pas 23 ndeshjesh, 12 më pak se City në krye që luan kundër Newcastle.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here