Me Manchetser Cityn që tashmë ka dalë jashtë loje për shërbimet e Alexis Sanchez, pasi e konsideron një tratativë të shtrenjtë afrimin e kilianit në “Etihad Stadium”, lufta për sulmuesin 29-vjeçar tashmë vijon të zhvillohet mes “Djajve të Kuq” të Mourinhos dhe Chelsea-t të Contes. Arsene wenger kërkoi të shfrytëzonte situatën e re të krijuar, duke kërkuar këmbimin e Sanchez me Mkhitaryan, por mediat angleze raportojnë se kalimi i 28-vjeçarit te “Topcinjtë” është koklavitur me ndërhyrjen e Chelsea-t

Edhe pse Alexis Sanchez nuk ka patur ecurinë më të mirë të mundshme gjatë muajve të fundit, kjo nuk i ka ndalur klubet e Premier Leagues të duelojnë për shërbimet e tij. Për ta bërë edhe më të padëshifrueshme situatën ka menduar menaxheri i Mkhitaryan, Mino Raiola, sipas të cilit, edhe nëse klienti i tij do të transferohet në “Emirates”, Sanchez nuk do të bëhet pjesë e “Djajve të Kuq”, çka nënkupton ndërhyrjen me prepotencë të Chelsea-t me një ofertë të parezistueshme për Arsenalin dhe vetë futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here